LAJMI I FUNDIT:

Shprehej se ishte ‘shtatzënë’ me këtë projekt – reperi Lil Nas X “e lind” albumin e tij të ri, ndërsa sjell skena të nxehta me një mashkull në klip

Shprehej se ishte ‘shtatzënë’ me këtë projekt – reperi Lil Nas X “e lind” albumin e tij të ri, ndërsa sjell skena të nxehta me një mashkull në klip

Pas disa javësh promovimi me barkun “shtatzënë”, reperi Lil Nas X më në fund ‘lindi’ albumin e tij të shumëpritur debutues, të titulluar “Montero”.

Në një skenë dramatike në YouTube, 22-vjeçari ka realizuar një skenë, ku mund të shihet duke u dërguar në spital, ku mirëpret kapitullin e tij të ardhshëm muzikor në botë, shkruan DailyMail.


Sikur të mos mjaftonte publikimi i një albumi të tërë, Lil Nas X gjithashtu dha premierën klipin “That What I Want”, në të cilin shfaqet në një skenë seksi tepër raciste brenda një dhome zhveshjeje me një mashkull misterioz.

View this post on Instagram

A post shared by MONTERO (@lilnasx)

“Montero”, i cili vjen pas suksesit të mini-albumit të tij të vitit 2019, përmban këngë në bashkëpunime me emra të famshëm si Miley Cyrus dhe Megan Thee Stallion.

Befason reperi Lil Nas X, pozon me barkun e fryrë dhe thotë se është shtatzënë me albumin e tij
Lexo po ashtu Befason reperi Lil Nas X, pozon me barkun e fryrë dhe thotë se është shtatzënë me albumin e tij

Në videon promovuese të publikimit të albumit, Lil Nas X mund të shihet duke përjetuar “dhimbjet e lindjes”, teksa transportohet me një ambulancë.

Më pas, këngëtari i hitit “Call Me By Your Name” pushon pak, pasi dy mjekë e sigurojnë se “lindja” do të shkojë pa probleme.

Më pas në dhomën e spitalit, Lil Nas X shtyn dhe shtyn derisa CD-ja e albumit “Montero” të dalë prej tij.

“Uau! Është e bukur! Urime!”, thërret një nga mjekët ndërsa shikojnë albumin.

Lil Nas X bën shaka duke thënë: “Tashmë është nominuar për një ‘Grammy’”.

Lil Nas X i organizon festë 'baby shower' albumit të tij, për të cilin thotë se është shtatzënë dhe është në pritje të lindjes së tij
Lexo po ashtu Lil Nas X i organizon festë 'baby shower' albumit të tij, për të cilin thotë se është shtatzënë dhe është në pritje të lindjes së tij

Menjëherë pas lindjes pseudo dramatike, fansat e Lil Nas X u drejtuan në një lidhje tjetër në YouTube për të pritur klipin e parë që u publikua nga albumit – atë të këngës “Thats What I Want”.

Videoja muzikore gati tre minutëshe nis në një fushë futbolli të shkollës së mesme me tifozë përreth që brohorisin. Lil Nas X më pas shihet duke rënë nga qielli si një meteor dhe i veshur plotësisht me veshje rozë futbolli, zbret direkt në mes të fushës me lojtarë përreth tij.

View this post on Instagram

A post shared by MONTERO (@lilnasx)

Duke u zhytur në dhomat e zhveshjes së skuadrës, Lil Nas X i afrohet një futbollisti, gjë që çon në një shfaqje shumë pasionante mes dyshes.

Ata lëvizin nga dollapët në dushe, ku Lil Nas X hap me butësi një prezervativ ‘Durex’ me dhëmbët e tij.

Lil Nas X është shquar për klipet e tij të çuditshëm dhe të guximshme në të njëjtën kohë, duke moshezituar të sjellë skena seksi mes dy njerëzve të gjinisë së njëjtë në klipet e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori