LAJMI I FUNDIT:

Shpjegimi i Mourinhos: Përpiqen të më identifikojnë si njeriu që e shiti Salahun, unë jam trajneri që e bleu atë

Shpjegimi i Mourinhos: Përpiqen të më identifikojnë si njeriu që e shiti Salahun, unë jam trajneri që e bleu atë
(Foto: Bleacher Report)

Kritikët besojnë se stili i ashpër i Jose Mourinhos ishte arsyeja e problemeve të Mohamed Salah kur ishte lojtar te Chelsea që çoi edhe në largimin e tij, ndërsa më pas shkëlqeu në rikthimin në Ligën Premier nën drejtimin e Jurgen Klopp te Liverpooli.

Në janar të vitit 2014, Chelsea shpenzoi 11 milionë funte duke e transferuar Salahun nga Baseli i Zvicrës dhe asokohe ai ishte ndër lojtarët me perspektivë. Mirëpo, në dy vite e gjysmë me Blutë, anësori regjistroi vetëm 19 paraqitje, duke qenë se Mourinho nuk i jepte hapësirë për t’u zhvilluar.


Egjiptiani u largua duke u huazuar fillimisht te Fiorentina (2015) dhe pastaj te Roma (2016), ku pasi nënshkroi kontratë qëndroi vetëm një vit dhe në vitin 2017 iu bashkua Liverpoolit.

(Foto: talkSport)

Megjithatë, ‘Special One’ i ka mohuar pohimet e tilla duke thënë për beIN Sports se ka qenë pikërisht ai trajneri që e ka transferuar anësorin në Stamford Bridge.

“Fillimisht, njerëzit përpiqen të më identifikojnë si trajneri që e shiti Salahun. Unë jam trajneri që e bleu Salahun. Është krejtësisht ideja e gabuar”.

Rrëfimi i Salah se si mospërfillja nga Mourinho te Chelsea ia ndryshoi jetën dhe karrierën
Lexo po ashtu Rrëfimi i Salah se si mospërfillja nga Mourinho te Chelsea ia ndryshoi jetën dhe karrierën

“Luajta kundër Baselit në Ligën e Kampionëve. Salah ishte një djalosh te Baseli. Kur luaj kundër një ekipi të caktuar unë e analizoj skuadrën dhe lojtarët për një kohë të gjatë dhe u dashurova me atë djalosh. E bleva atë djalosh”.

(Foto: Football.London)

“I bëra presion klubit që ta blinte dhe asokohe veçmë kishim sulmues fantastike – (Eden) Hazard, Willian, kishim top talentë. Por, unë u thash ta blinin atë djalosh. Ai vinte më shumë si anësor sesa si sulmues. Në Londër ishte një djalosh i humbur. Ishte një djalosh i humbur në një botë të re”.

“Në donim që ta përpunonim, të bëhej më i mirë e më i mirë. Por, ai e kishte më shumë idenë që të luajë sesa të priste”.

“Prandaj, vendosëm ta huazonim, në një kulturë që e njihja mirë. Në Itali. Futboll taktik. Futboll fizik. Një vend i mirë për të luajtur”, ka qenë sqarimi i strategut portugez para disa vitesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori