LAJMI I FUNDIT:

“Shpirtin ta kam dhanë”, këngë për dashurinë që nuk vdes kurrë

“Shpirtin ta kam dhanë”, këngë për dashurinë që nuk vdes kurrë

Nuk thuhet kot se dashuria është diçka e brendshme dhe vjen vetvetiu. Dikush e quan marrëzi, kurse shumica shpëtimtarja dhe balancuesja e shpirtrave. Vetëm ai që ka dashuruar e njeh magjinë dhe dhembjen e saj

Nisur nga kjo nuk ka lindur kot vargu i poetit ‘me e dashtë, nuk do të thotë edhe me e pasë (Ah, sa dashuritë lindin dhe vdesin brenda njeriut).

Pikërisht, enigmës së quajtur dashuri, i ka kënduar me aq pasion edhe këngëtari i gjeneratës së artë, Mentor Mripa, i cili i frymëzuar nga legjenda e baladave kroate, ka shqipëruar këngën e tij duke bërë që kjo perlë muzikore të përjetohet edhe nga dëgjuesit tanë.

Mripa i ka ndenjur besnik tekstit, vijës melodike dhe ka ruajtur të gjitha tiparet e një balade e cila ngërthen në vete të gjitha krajatat e një dashurie të parealizuar.

Zaten, siç del edhe nga kënga, dashuritë e mëdha nuk realizohen kurrë, prandaj, mbesin mistere, transmeton Telegrafi.

Duke iu referuar një poeti tjetër, ai të dashurës së vet i përgjërohet: “Rri larg dhe e paarritshme. Arritja jote nuk më duhet asgjë, ta dashuroj shpirtin dhe jo fizikun”.

Ne të gjithë kemi vuajtur për dashurinë, dhe me siguri do të vuajmë përsëri. Ndarja është diçka që nuk është e lehtë për askënd, por kjo është arsyeja pse muzika është aty për të ndihmuar.

Kënga është sikur një lament për të gjithë ata triumfues dhe dështues të dashurisë.

Dashuria i mund të gjitha, kjo këngë ua tregon rrugën se si duhet ruajtur dhe rigjetur dashurinë. Me një fjalë, është një porosi sublime, mos e humbni njeriun e zemrës që pastaj ta përjetoni vuajtjen e Dantes.

Dëgjim të këndshëm dhe dashuroni pa fund, ndonëse dashuria nuk i njeh rregullat dhe nuk përfill logjikën.

Dhe kur fjalët të mbarojnë, kjo këngë nostalgjike le të shërojë plagët tuaja të dashurisë.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Halsey thotë se është

Halsey thotë se është "me fat që është gjallë", teksa rrëfen mes lotësh luftën e saj me leukeminë dhe lupusin

Magazina
Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles

Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles

Magazina
Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj nisin pushimet në Greqi

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj nisin pushimet në Greqi

Magazina

"A sa janë shtuar mashtruesit", Xhensila thumbon Bes Kallakun në njërin prej koncerteve të saj?

Magazina

"Me Gjylen" vjen me episodin e ri "Xhelozia" - Gjyla dhe Sheqa vazhdojnë të mbajnë inate me njëri-tjetrin

Magazina
Pas humbjes nga Real Madridi, Noizy ngushëllon Karim Adeyemi me një dhuratë luksoze

Pas humbjes nga Real Madridi, Noizy ngushëllon Karim Adeyemi me një dhuratë luksoze

Magazina
Kalo në kategori