Shpërthen te Franca para Kampionatit Botëror - Futbollistët në konflikt me federatën për bonuset dhe biletat

Yjet francezë të futbollit janë përplasur me federatën për numrin e biletave të Kupës së Botës që u ofrohen familjeve dhe miqve të tyre.
Lojtarët thuhet se janë të zemëruar që do t'u jepen vetëm dy bileta falas, me mundësinë për të blerë edhe gjashtë të tjera, të cilat i konsiderojnë të pamjaftueshme duke pasur parasysh kostot në rritje të garës, raporton Daily Mail.
Pakënaqësi me biletat dhe bonuset
Sipas gazetës franceze L'Equipe, lojtarët u takuan me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit (FFF) të martën, i cili i informoi ata për kushtet.
Ekipi u frustrua nga vendimi dhe e përshkroi ndarjen e biletave si "shumë të vogël", duke çuar në diskutime të tensionuara.
Mosmarrëveshja vjen pasi yjeve të Francës, përfshirë Kylian Mbappé, Ousmane Dembele dhe Rayan Cherki, iu kërkua të bien dakord për një ulje të bonuseve të tyre në mars.
Më pas u propozua që pagesat të shtyheshin deri në gjysmëfinale për të rritur fondin e përgjithshëm, gjë që u prit mirë nga lojtarët.

Takimi me Presidentin Macron
Diskutimet për biletat u zhvilluan në të njëjtën ditë kur ekipi pozoi për foto me presidentin Francez Emmanuel Macron dhe gruan e tij Brigitte në shkallët e qendrës kombëtare të futbollit Clairefontaine.
Macron priti gjithashtu pesë lojtarë të Paris Saint-Germain në Pallatin Elysee të dielën pas triumfit të tyre në Ligën e Kampionëve: Ousmane Dembele, Desire Doue, Lucas Hernandez, Bradley Barcola dhe Warren Zaire-Emery.
Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, i cili ka probleme me shpinën pas humbjes në finale, mbërriti me ta të martën në mëngjes.
Le Président de la République a rencontré l'Equipe de France à Clairefontaine à quelques jours du départ aux Etats-Unis pour la Coupe du Monde 2026.
Il est également allé à la rencontre de l'@equipedefrancef de Laurent Bonadei ! pic.twitter.com/DzVLsMSVHj
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) June 2, 2026
Udhëtim në SHBA dhe orari i ndeshjeve
Finalistët e vitit 2022 dhe kampionët e vitit 2018 udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara në fillim të javës së ardhshme. Ata do të jenë të vendosur në Universitetin Bentley në Massachusetts dhe do të qëndrojnë në Bostonin aty pranë për pjesën më të madhe të turneut.
Përpara nisjes, Franca do të luajë dy ndeshje miqësore në shtëpi, më 4 dhe 8 qershor, përpara se të fluturojë përtej Atlantikut.
Ata e hapin fushatën e tyre në Kupën e Botës kundër Senegalit në New Jersey më 16 qershor, me Saliban që garon me kohën për të qenë gati.
Ekipi i trajnerit Didier Deschamps më pas përballet me Irakun në Filadelfia më 22 qershor dhe përfundon fazën e grupeve më 26 qershor kundër Norvegjisë në Foxborough.
𝐵𝑙𝑒𝑢𝑠 & 𝐵𝑙𝑒𝑢𝑒𝑠 📸💙 @equipedefranceF pic.twitter.com/aJZAfQ1IsV
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) June 3, 2026
Franca në 'grupin e vdekjes', por midis favoritëve
Edhe pse Franca është përfshirë në një grup të vështirë, ku do të përballet me Norvegjinë me Erling Haaland dhe Martin Odegaard dhe Senegalin e udhëhequr nga Sadio Mane, formati i zgjeruar i turneut do të thotë se më shumë ekipe se kurrë do të avancojnë në fazën eliminatore.
Në vend të 16 ekipeve të mëparshme, këtë vit do të avancojnë 32 ekipe nga 12 grupe: të gjitha fitueset dhe të dytat, si dhe tetë ekipet më të mira të vendit të tretë.
Pavarësisht gjithçkaje, Franca mbetet një nga favoritet kryesore për të fituar titullin më 19 korrik në Nju Jork.
Superkompjuteri i Optima u jep atyre një shans prej 13 përqind për të rimarrë trofeun që humbën ndaj Argjentinës në vitin 2022. Vetëm Spanja është përpara tyre me 16.1 përqind, ndërsa Anglia (11.2 përqind) dhe kampionët në fuqi Argjentina (10.4 përqind) janë pas tyre. /Telegrafi/


































