ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario, ka dhënë parashikimin e tij për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, duke u shprehur i bindur se "Furia e Kuqe" do ta fitojë ndeshjen pa shumë vështirësi.

"Spanja do të fitojë dhe do ta bëjë këtë lehtësisht", deklaroi Ronaldo.


"Që nga fillimi i turneut, ata ishin favoritët absolutë së bashku me Francën”.

“Spanja luan futboll të shkëlqyer, është pjesë e ADN-së së tyre. Ata e kultivojnë këtë stil prej shumë vitesh, që nga moshat e reja", shtoi ish-sulmuesi brazilian.

Finalja e shumëpritur e Kupës së Botës 2026 zhvillohet mbrëmjen e sotme, më 19 korrik, me fillim nga ora 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen për trofeun më prestigjioz të futbollit botëror. /Telegrafi/

telegrafi sport app