Shpërthen Labi: Në Kosovë mund të ketë edhe luftë civile


Labinot Tahiri në një video të postuar në rrjetin social “Facebook”, u ka bërë një apel liderëve të partive politike të gjejnë zgjidhje për ta parandaluar ndonjë krizë në Kosovë.
Sipas tij, vëlla-vrasjen në vendin tonë e dëshiron Serbia dhe disa vende të tjera, transmeton zeri.info
“I lus liderët politik, i lus partitë politike në këtë vend, aman për hir të atyre viktimave dhe atyre shokëve që kanë dhënë jetën në luftën e fundit, sepse mund të ndodhë të bëhet vëlla-vrasje dhe luftë civile në vend. Atë e donë Serbia dhe ato shtete që kinse neve na duan.
Ne jemi me fat që kemi lindur në këtë Kosovë sepse interesat e botës janë për këtë tokë.
Askush nuk na donë pse jemi shqiptar, ne kemi qenë dikur, besa besë për njëri tjetrin e sot jemi të përçarë”, ka thënë ai ndër të tjera. /Telegrafi/
















































