LAJMI I FUNDIT:

Shpërndau në rrjetet sociale disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Shpërndau në rrjetet sociale disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar se i njëjti kishte shpërndarë në rrjete sociale disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, në Ferizaj.


Tutje bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra.

“Një mashkull kosovar, është arrestuar për arsye se i njëjti kishte shpërndarë në rrjete sociale disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/