LAJMI I FUNDIT:

Shpërndanin drogë dhe mbanin armë pa leje, arrestohen tre të rinj në Bulqizë

Shpërndanin drogë dhe mbanin armë pa leje, arrestohen tre të rinj në Bulqizë

Tre persona janë arrestuar në Bulqizë për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje, si edhe një i tretë po hetohet në gjendje të lirë.

Policia ndaloi për kontroll dy automjete brenda të cilave udhëtonin të ndaluarit . R., 22 vjeç, F. S., 19 vjeç dhe E. A., 20 vjeç, ku nga hetimet rezultoi se këta shtetas funksiononin si grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, në zonën e Fushë-Bulqizës dhe në qytetin e Bulqizës.


Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Bulqizë. Në makinën me shofer F. S. u gjet i fshehur një shkop gome si i Policisë, ndërsa pasagjerit në këtë mjet, E. A., i janë gjetur doza me kanabis.

Më pas u kontrollua banesa e I. R., ku u gjetën dhe sekuestruan rreth 2 kilogramë lëndë kanabis, rreth 150 gramë kanabis e ndarë në doza, 1 bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në tokë dhe 170 kg duhan i ndarë në pako, që dyshohet se është kontrabanduar. Gjatë kontrollit në banesën e F. S. u gjet dhe u sekuestrua një pushkë model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”. /Telegrafi/