eksperti-banner

Prezantuesja e njohur e Top Channel, Luana Vjollca është vënë ‘seriozisht’ në kërkim të djalit të luleve.

Duke qenë se Luana merr vazhdimisht lule nga një anonim, ajo është bërë kaq e interesuar edhe për shkak të shpenzimeve të mëdha, transmeton Telegrafi.


Sipas ‘përllogaritjeve’ me ‘ndihmën’ e Ermal Mamaqit rezultoi se djali (me siguri) ka shpenzuar rreth 28 milionë lekë (200.341 euro) për lulet e dërguara në adresë të saj.

Luana mendon se me këtë para ajo mund të kishte blerë shtëpi ose makinë. /Telegrafi/