LAJMI I FUNDIT:

Shorti i NBA, LeBron debuton ndaj Portlandit si basketbollist i Lakers

Shorti i NBA, LeBron debuton ndaj Portlandit si basketbollist i Lakers
LeBron James (Foto: Getty Images)

Pasditen e të premtes u hodh shorti për sezonin e ri të NBA, ndërsa debutimi i LeBron James me Los Angeles Lakers do të bëhet pikërisht më 18 tetor, në sfidën që skuadra e tij e re do ta zhvillojë ndaj Portlandit në udhëtim.

LeBron James i dha lamtumirën Cleveland Cavaliers pas katër sezonesh, ku arriti të fitojë edhe një titull kampion në NBA, në vitin 2016.


LeBron James (Foto: Getty Images)

Ylli amerikan i basketbollit iu bashkua skuadrës së Los Angeles Lakers ku nënshkroi një kontratë katërvjeçare, me një pagë totale prej 154 milionë dollarësh.

Tifozët kalifornianë do të duhet të presin 20 tetorin për ta parë yllin 33-vjeçar në parketin e “Staples Center”, në sfidën mes Lakers dhe Houston Rockets.

Lajmet për NBA
Lexo po ashtu Lajmet për NBA

Vetëm një muaj më vonë, më 21 nëntor, LeBron do të rikthehet edhe në “Quicken Loans Arena”, ku do të përballet si kundërshtar me Cleveland Cavaliers, skuadër për të cilën ka luajtur në katër sezonet e fundit.

Kujtojmë që sezoni i ri i NBA do të startojë më 16 tetor, ndërsa pretendentëve kryesorë, Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers, u është shtuar tashmë edhe Lakers, me praninë e LeBron në skuadër.

Në ndërkohë, në një intervistë të dhënë në javën e kaluar, James nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që në të ardhmen të kthehet te Clevelandi.