LAJMI I FUNDIT:

Shkupi shqyrton ndarjen e rrugëve me ndërtuesit kinezë të autostradës

Shkupi shqyrton ndarjen e rrugëve me ndërtuesit kinezë të autostradës

Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër prej 57 kilometrave filloi në vitin 2014. Në bazë të marrëveshjes që firmosi kompania kineze me Qeverinë maqedonase, punimet duhej të përfundonin më 2018, por për shkak të shfaqjes së shumë problemeve në terren kjo kontratë u shty fillimisht për në vitin 2021 dhe më pas deri në fund të vitit 2023.

Nëse do të prolongohet edhe një herë afati i përfundimit të ndërtimit të autostradës në fjalë apo do të ndërpritet përfundimisht kontrata me kompaninë kineze, duhet të vendosë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.


Në pikën 20 të marrëveshjes së datës 29 tetor 2013, lidhur midis Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që drejtohej atë kohë nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe kompanisë kineze Sinohydro, theksohet se Gjykata e Arbitrazhit në Paris është kompetente për arbitrazh të mundshëm.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dmitar Kovaçevski, në fillim të këtij muaji ka lënë të hapur mundësinë e ndërprerjes së kontratës me kompaninë kineze Sinohydro.

“Meqenëse ky projekt ka 10 vjet që nuk është përfunduar për një sërë arsyesh që kanë të bëjnë që nga projektimi deri në realizimin e vetë projektit, mendoj se duhet të mendohet në drejtim të ndërprerjes së kësaj marrëveshjeje dhe të kërkohet një kontraktues që do ta bëjë atë në mënyrë cilësore”, ka theksuar Kovaçevski.

Por, deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe nëse ndërpritet kontrata me kompaninë që ndërton autostradën Kërçovë-Ohër, kompania kineze Sinohydro do të mbetet prezent në këtë aks rrugor, pasi në bazë të kontratës, kjo kompani do të vazhdojë të jetë përgjegjëse për një pjesë të objekteve.

“Ka disa objekte që edhe kundrejt asaj se kompania mund t’i lërë punimet, duhet t’i mbrojë dhe sigurojë. Kjo ndodh gjithkund në sektorin e ndërtimtarisë, qoftë nëse bëhet fjalë për urë, apo mbikalimet ujësjellësit via-duct… Derisa Sinohydro nuk përfundon me këto objekte, ne, si shtet, nuk mund të sjellim kontraktues të ri”, thotë Stojanovski.

Sipas tij, pushteti me insistimin për ndërprerjen e kontratës, synon të sjellë kontraktues të ri.

Ndërprerja e kontratës me kompaninë kineze Sinohydro, do të godas edhe kompanitë vendore, pasi kompania e re ka të drejtë të zgjedhë nënkontraktues krejtësisht të rinj.

Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës së ndërtuesve në kuadër të Odës Ekonomike, thotë se për ndërtimin e autostradën Kërçovë-Ohër janë angazhuar 70 deri 100 kompani maqedonase.

Serafimovski thekson se kompanitë vendore që janë angazhuar si nënkontraktuese, do t’i humbin edhe referencat për projekte të mbyllura me sukses.

“Kompanitë do të kenë dëm të dyfishtë. Ne bëjmë thirrje, çfarëdo që të vendosë shteti, të gjendet mënyra që këto kompani maqedonase, të cilat kanë dhënë mund, kanë punuar për 10 vjet, fituan përvojë dhe krijuan referenca, të mos i humbasin kompanitë e tyre”, thotë Serafimovski.

Edhe Prokuroria Speciale Publike ngriti procedurë gjyqësore për shkak të shkeljeve gjatë procedurës së përzgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e autostradës me kompaninë kineze Sinohydro.

Në këtë rast u akuzuan zyrtarët më të lartë të qeverisë së atëhershme – kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ministri i Transportit Mile Janakieski, dhe drejtori i atëhershëm i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ljupço Georgievski.

Në bazë të aktakuzës për rastin e njohur si “Trajektorja”, të pandehurit gjatë përzgjedhjes së kompanisë, kanë shfrytëzuar fuqinë dhe autoritetin e tyre dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për të paktën 155 milionë euro.

Por, me ndryshimet në Kodin Penal kjo lëndë është vjetërsuar, ndaj dhe të pandehurit nuk do të mbajnë përgjegjësi.

Në bazë të kontratës së parë mes Qeverisë maqedonase dhe kompanisë kineze Sinohydro , ndërtimi i autostradës Kërçovë-Shkup ishte paraparë të kushtojë 375 milionë euro.

Por, me aneksin e lidhur në vitin 2019, kontrata arrin vlerën e 600 milionë eurove. Kredia është marrë nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore dhe ka afat shlyerjeje prej 20 vjetësh me grejs-periudhë pesëvjeçare me një kamatë prej dy për qind, përkatësisht kredia për autostradën Kërçovë-Ohër duhet të shlyhet deri në vitin 2038./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori