ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Shporta mesatare konsumatore është përpunuar, miratuar dhe pranuar nga Këshilli ekonomik-social, por të dhënat janë duke u harmonizuar me Entin Shtetëror të Statistikës. Pres që nëse harmonizohemi, të fillojmë ta zbatojmë nga shtatori, tha sot zv. ministri i Ekonomisë, Marjan Risteski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të punës në Odën ekonomike, Risteski theksoi edhe një herë se shporta mesatare e konsumatorit nuk është ekuivalencë e shportës minimale të konsumatorit.


“Të përsëris për të satën herë se shporta mesatare e konsumatorit nuk është ekuivalencë e shportës minimale konsumatore, e cila nuk është minimale, ajo publikohet nga sindikatat sipas disa parametrave të tyre.

Kjo shportë do të jetë e dobishme për ne për të zhvilluar politika të shëndosha ekonomike, për të miratuar ligje, vendime dhe masa të shëndosha, bazuar në të dhëna statistikore të përpunuara mirë”, nënvizoi Risteski.