LAJMI I FUNDIT:

Shkup, Prishtinë e Athinë, këta ishin ‘luftëtarët’ e Kosovës që luajtën tri ndeshje brenda gjashtë ditëve

Shkup, Prishtinë e Athinë, këta ishin ‘luftëtarët’ e Kosovës që luajtën tri ndeshje brenda gjashtë ditëve

Përfaqësuesja e Kosovës ka përfunduar grumbullimin e muajit tetor, ku ka zhvilluar kësaj radhe tri sfida.

E para ka qenë padyshim më e rëndësishmja, pasi është luajtur gjysmëfinalja e Divizionit D të Ligës së Kombeve, ku Dardanët u mposhtën nga Maqedonia e Veriut me rezultat të ngushtë 2:1.

Kosova nga këto tri sfida fitoi vetëm një pikë, pasi humbi në ‘Fadil Vokrri’ nga Sllovenia 0-1 teksa bëri një ndeshje fantastike në Athinë ndaj Greqisë ku mori një pikë pas barazimit pa gola 0-0.

Si rrallë herë më parë, në këtë grumbullim trajneri Bernard Challandes pati shumë probleme me lojtarët, disa të lënduar e disa të tjerë nuk erdhën për shkaqe të tjera si rasti i Amir Rrahmanit i cili ishte i izoluar nga Napoli për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

Hekuran Kryeziu, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Idriz Voca e Besar Halimi nuk ishin në grumbullim, ndërsa aty mungoi edhe i suspenduari nga trajneri Bernard Berisha që nuk u ftua fare.

Sikur mos të mjaftonin këto mungesa, në ndeshjen e fundit ndaj Greqisë nuk udhëtuan as treshja Valon Berisha, Arbër Zeneli e Edon Zhegrova ku FFK raportoi se janë lënduar.

Të luash tri ndeshja brenda gjashtë ditëve është jashtëzakonisht shumë edhe për lojtarët më të mirë në botë, por te Përfaqësuesja e Kosovën kanë qenë shtatë lojtarë që e kanë bërë këto.

Shkup, Prishtinë dhe Athinë, shtatë futbollistët e Kosovës që luajtën titullar në tri ndeshje

Portieri Arijanet Muric ka qenë i pazëvendësueshëm në këto tri takime, duke luajtur të gjitha nga 90 minuta. 21-vjeçari ka meritat më të mëdha për barazimin ndaj Greqisë pasi përveç pritjeve spektkolare ndali edhe një penallti të vendasve në minutën e 19-të.

Në të tri ndeshjet dhe nga 90 minuta ishin në fushë edhe dyshja e mbrojtjes, Ibrahim Dreshaj dhe Fidan Aliti. Dy qendërmbrojtësit shfaqën formë të lartë në këto takim. Vlen të ceket se për Dreshajn ishte hera e parë që luan dy apo më shumë ndeshje radhazi për Përfaqësuesen tonë. Gjithsesi 23-vjeçari ka treguar siguri dhe maturi në mbrojtje dhe Kosova e ka fituar një mbrojtës për të ardhmen me potencial të jashtëzakonshëm.

Florent Hadergjonaj ka qenë njëri nga më të mirët te Kosova në këto tri takime. ‘Tigri’ nga Deçani nuk është ndalur në asnjë moment në 270 minuta lojë edhe pse luajti fillimisht si sulmues në ndeshjen e parë, pastaj si mbrojtës në të dytën dhe si mesfushor i krahut në të tretën. Hadergjonaj ka vrapuar shumë, ka depërtuar dhe ka harkuar vazhdimisht duke u bërë njëri nga lojtarët më të dashur te Kosova, por edhe shënoi një gol tejet të bukur ndaj Maqedonisë së Veriut. Përkundër që luajti 270 minuta për gjashtë ditë, Hadergjonaj në asnjë moment nuk tregoi lodhje.

Tri ndeshje si titullar, por jo të plota i luajti edhe Herolind Shala që ndaj Greqisë ishte edhe kapiten i Kosovës. Shala ndaj Maqedonisë luajti 86 minuta ndërsa ndaj Sllovenisë 82 minuta. 28-vjeçari si gjithmonë vrapon pa ndalë, shkatrron aksione dhe mbron mirë. Vlen të theksohet se nënë pjesën e dytë Shala shpëtoi edhe një gol të sigurt pasi bllokoi një gjuajtje të vendasve. Lider në mesfushën e Kosovës padyshim, Shala tregoi se është një ‘luftëtar’ saherë që vesh fanellën e Kosovës.

Tri ndeshje nga fillimi i kanë nisur edhe dyshja Bersant Celina dhe Benjamin Kololli edhe pse kanë më pak minuta në këmbë.

Anëtari i Zurich, Benji Kololli ka luajtur në disa pozita të ndryshme, mbrojtës i majtë, sulmues krahu e sulmues qendror, por që ishte i pafat në ndeshjen e parë pasi shënoi autogol. 28-vjeçari u aktivizua në 251 minuta në këto tri takime.

Edhe Bersant Celina u aktivizua si titullar në të tria ndeshjet, edhe pse dy prej tyre nuk qëndroi në fushë deri në fund. 23-vjeçari qëndroi në fushë për 225 minuta dhe u mundua shumë, por te Kosova presin më shumë nga ai pasi është futbollisti më premtues i Dardanëve.

Ndërkohë duhet përmendur që me nga dy ndeshje në këtë grumbullimin e tetorit janë paraqitur edhe Leart Paqarada (vetëm katër minuta në ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë dhe dy të tjera nga 90 minuta), Arbër Zeneli, Valon Berisha e Mërgim Vojvoda si titullar.

Gjatë këtyre tri takimeve minuta ka pasur edhe për futbollistët tjerë si Edon Zhegrova, Lirim Kastrati, Elbasan Rashani, Atdhe Nuhiu, Florent Muslija, Florent Hasani, Florian Loshaj e Anel Rashkaj.

Vetëm dy është numri i futbollistëve që nuk janë aktivizuar fare në këto tri takime dhe ata janë portierët Samir Ujkani dhe Visar Bekaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori