Shkumbin Ismaili ka njoftuar se është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Këngëtari nga Tetova ka bërë të ditur se kënga e re do të lansohet ditën e premte (14 dhjetor).

“Kjo zemër nuk është gur” është titulli i këngës që do të lansohet me videoklip.

“Të premten, ora 18:00, premierë, kënga dhe videoklipi më i ri ‘Kjo zemër nuk është gur'”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

Lajmet për Shkumbin Ismailin Lajmet për Shkumbin Ismailin

“Ndoshta je penduar” është një prej projekteve të fundit të Shkumbin që u lansua në dhjetorin e vitit të kaluar.

Kënga u publikua me videoklip, ndërsa është shikuar mbi dy milionë herë në YouTube.

Pritet që edhe në këngën e re, ai ta ruajë stilin muzikor dhe të pëlqehet nga fansat e tij. /Telegrafi/