eksperti-banner

Ajo po fillon një karrierë të re në fushën penale dhe planifikon të marrë provimin e jurisprudencës në Kaliforni në vitin 2022.

Dhe duke provuar se sa serioze është ajo për pasionin e saj të ri, studentja Kim Kardashian, ishte fotografuar me një çantë të vendosur nën krahun e saj ndërsa mbërriti në provimin e së mërkurës.


kim1 3

Kim ishte veshur në mënyrë serioze, ndërsa arriti me një ‘Range Rover’ në objektin e universitetit, në Los Angeles, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ajo u sigurua që të vishte diçka të rastësishme në mënyrë që të mos tërhiqte më shumë vëmendje se që duhej.

Megjithatë, ndërsa pjesa tjetër e veshjes së saj mund të përputhet me atë të çdo nxënësi tjetër, ka pasur diçka shumë të dukshme atë ditë në pamjen e saj.

kim3 2

Në dorën e majtë, Kardashian mbante një çantë të vogël me lëkurë krokodili të markës ‘Hermes Birkin’, e cila vlerësohet të jetë me vlerë të paktën 100,000 dollarë - megjithatë në varësi se kur dhe ku e blen, çanta mund të kushtojë shumë më tepër.

Kim ka të ngjarë që të jetë i vetmi person që në provim të ketë një çantë të tillë të kushtueshme - e cila mund të ndihmojë shumë studentë të mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve të arsimit të tyre në kolegj – dhe si kundër duket se ka shërbyer si diçka me fat për të.

kim2 3

Më vonë gjatë ditës, ylli i “Keeping up with the Kardashians” zbuloi se ajo e kaloi provimin.

“E kalova meqë ra fjala provimin tim”, shkroi ajo në Twitter.

kim4 2

Kim zbuloi këtë javë se po arrin në përfundim të vitit të parë të studimeve dhe do të marrë provimin e radhës në afatin e qershorit.

Ajo diskutoi drejtimin e saj të ri në jetë në një intervistë të ‘Vogue’ javën e kaluar, duke zbuluar se ajo po studion për provimin e jurisprudencës së vitit 2022 që nga vera e kaluar. /Telegrafi/

kim5

kim6