LAJMI I FUNDIT:

Shkodra, e nxehtë për Kroacinë

Shkodra, e nxehtë për Kroacinë

Kombëtarja e Kroacisë është tubuar të hënën në Zagreb për t’u bërë gati për dy ndeshjet e radhës eliminatore që do t’i zhvillojë si mysafire e Kosovës, më 6 tetor dhe Finlandës më 9 tetor.

Me këtë rast përzgjedhësi i kroatëve, Ante Çaçiç, ka dalë para medieve kroate, por pa disponim maksimal. Kjo pasi trajnerit kroat i kanë shkaktuar kokëçarje tre futbollistë, të cilët iu dëmtuan në prag të ndeshjes me Kosovën. Madje, fjala është për tre yje të mëdhenj, tepër të rëndësishëm për ekipin e tij.


Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth përfaqësueses së Kosovës
Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth përfaqësueses së Kosovës

Pas Luka Modriçit të Real Madridit dhe Dejan Lovrenit të Liverpoolit, të hënën Çaçiç konfirmoi edhe mungesën e yllit të Barcelonës, Ivan Rakitiçit. “Luka Modriç është operuar dhe ne shpresojmë të kthehet sa më shpejt që është e mundur. Po ashtu është lënduar edhe Dejan Lovren dhe në vend të tij e kemi marrë Matthew Mitroviçin. I lënduar është edhe Ivan Rakitiç dhe në vend të tij ftuam kapitenin e Dinamos, Domagoj Antoliçin”, ka deklaruar Çaçiç. Në mungesë të Modriçit shiritin e kapitenit të ekipit kroat në Shkodër pritet ta bartë Vedran Çorluka. “Unë e kam idenë, por këtë do ta bëjë të ditur para lojës me Kosovën”, ka theksuar Çaçiç.

Ky i fundit ka shprehur shqetësim për faktin se në Shqipëri dhe në Finlandë do të udhëtojë pa Luka Modriçin, Ivan Rakitiçin dhe Dejan Lovrenin. Edhe pse ka fond të pasur me futbollistë tjerë, me të cilët mbetet favorit për të fituar ndaj Kosovës e Finlandës, mungesën e tri yjeve e konsideron të madhe trajneri kroat. “Kosova dhe Finlanda janë ekipe për t’i respektuar. Ne nuk duhet t’i nënçmojmë”, ka theksuar Çaçiç.

Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth kombëtares së Kroacisë
Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth kombëtares së Kroacisë

Tifozët kroatë dhe vetë selektori shpresojnë që sulmuesit e tyre t’i sigurojnë fitore Kroacisë në duelet me Kosovën dhe Finlandën. “Sulmuesit tanë janë në dispozicion. Ata janë mirë dhe në formë”, ka potencuar Çaçiç. “Ne do t’i zhvillojmë tri seanca stërvitore para ndeshjes me Kosovën. Unë kam besim te kontingjenti ynë i lojtarëve, kështu që me optimizëm po i presim dy ndeshjet e radhës, të cilave duhet t’u qasemi me seriozitet. Sa i përket formacionit, atë do ta bëjë të ditur vetëm para lojës”, është shprehur ai.

Ante Çaçiç insiston se skuadra e tij nuk do ta ketë aspak të lehtë në sfidën që po e pret në Shkodër, ku do të takohet me Kosovën. Trajneri kroat thotë se ekipi kosovar do të ketë përkrahje të madhe të tifozëve. “Stadiumi do të jetë plot me shikues. Ata do të bëjnë atmosferë të zjarrtë. Jam i sigurt se tifozët do të jenë lojtari i 12-të i Kosovës. Por, futbollistët tanë janë mësuar të luajnë në aso atmosferash. Duhet ta respektojmë Kosovën, t’i qasemi me seriozitet dhe ta kalojmë me sukses sfidën”, është shprehur Çaçiç.

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori