Këngëtarja e njohur Shkenda Dubova, këto ditë ka humbur babanë e saj, Shaip Dubova.

Babai i këngëtares është ndarë nga jeta si pasojë e komplikimeve nga infektimi me virusin COVID-19.

Një ditë pas rastit, Dubova vendosi që të shpreh mirënjohjen dhe dedikimin e saj për babanë e ndjerë përmes një fotografie të përbashkët në rrjetet sociale.

Shkenda Dubova (Foto: Instagram)

Ajo ka publikuar në orët e vona të së martës një fotografi me të atin e ndjerë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“O bab o zemra jem ma këpute shpirtin, qofsh i Xhenetit o njeri i mirë”, ka shkroi Shkenda në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta ka pranuar ngushëllime të shumta nga ndjekësit e saj: miq, familjarë e figura të ndryshme publike.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga COVID-19 në nivel vendi vazhdon të jetë i madh, ndërkohë që vazhdimisht bëhet thirrje nga krerët e shtetit për vaksinim masiv. /Telegrafi/