LAJMI I FUNDIT:

Shkenca: Këto janë gjërat që meshkujt duhet t’i bëjnë çdo ditë

Shkenca: Këto janë gjërat që meshkujt duhet t’i bëjnë çdo ditë

Të luajnë video-lojëra

Dëshironi tru më të madh? Sipas disa hulumtimeve nga neurologu i SHBA-së, Dr. Richard Haier, kalimi i kohës duke luajtur video lojëra mund të jetë sekreti për një tru më të madh, transmeton Telegrafi.


Ushtrime për legen

Këto ushtrime nuk janë vetëm për gra. Në fakt, këto ushtrime mund t’jua shpëtojnë jetën… jetën seksuale më saktësisht.

Disa shkencëtarë i kanë testuar meshkujt që vuajnë nga problemet me ereksion duke i shtyrë ata të bëjnë ushtrime që i aktivizojnë muskujt rreth penisit, e gjithashtu edhe ushtrime për biceps.

Brenda tre muajve, 40% e meshkujve e kishin heq qafe problemin me ereksion.

Vishni diçka me ngjyrë të kuqe

Jo sepse është ngjyrë e mirë, por sepse është dëshmuar shkencërisht që bën të dukeni më tërheqës në sytë e femrave, sipas një studimi të vitit 2010 nga shkencëtarë të Britanisë, Gjermanisë, Kinës dhe SHBA-së.

Ngjyra gjithmonë ka qenë simbol i statusit në shoqërinë njerëzore, por gjithashtu është shenjë e testëronit të lartë dhe dominancës mashkullore të shumë specie të ndryshme.

Hani proteinë për mëngjes

Vezë. Jogurt. Qumësht. Çdo gjë që ka proteinë hani në mëngjes.

Profesori Donald Layman nga Universiteti Illinois, rekomandon 30g proteinë për mëngjes.

Pas një nate me gjumë, trupi futet në gjendje katabolike, prandaj proteina fillon t’i rifurnizoj vlerat ushqimore.

Veç kësaj, ajo e rregullon apetitin, sheqerin në gjak etj.

Bëni dush të ftohtë

Të jemi të sinqertë, askujt nuk i pëlqen të bëj dush të ftohët. Sidoqoftë, një studim i vitit 2008 ka zbuluar se nëse bëni dush të ftohët çdo ditë, mund t’i parandaloni simptomat e depresionit.

Ekspozimi ndaj të ftohtit e aktivizon sistemin nervor, rrit nivelet e endorfinës, liron noraadrenalinën, plus dërgon një numër të lartë të impulseve elektrike nga fundi i nervave e deri te truri.

Prandaj, dushi i ftohët le të bëhet rutinë e mëngjesit për të filluar një ditë të gëzueshme.

Orgazëm…

Në rregull, asnjë mashkull i gjallë nuk e ka energjinë të bëj seks çdo ditë, mirëpo ejakulimi i shpeshtë mund të jetë përgjigja për shëndet të mirë.

Vitin e kaluar, American Urological Association ka shpërndarë rezultatet e një studimi 18 vjeçar, ku thuhej se meshkujt që ejakulojnë 21 herë ose më shumë brenda muajit, kanë 20% më pak rrezik të zhvillojnë kancerin në prostatë.

Kjo për shkak se orgazma i liron hormonet oksitoksine, gjë që ndikon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit. /Telegrafi/