LAJMI I FUNDIT:

“Shkëlqimi yt i shqetëson ata” – Neymar shpreh mbështetjen për Rodrygon pas komenteve raciste në drejtim të tij

“Shkëlqimi yt i shqetëson ata” – Neymar shpreh mbështetjen për Rodrygon pas komenteve raciste në drejtim të tij

Neymar i dërgoi një mesazh mbështetjeje yllit të Real Madridit, Rodrygo, i cili zbuloi se ai pësoi abuzim racor në internet pas humbjes së Brazilit ndaj Argjentinës.

Sulmuesi u përfshi në një përleshje verbale me Lionel Messin gjatë humbjes së tyre të me rezultat minimal 1-0 ndaj Argjentinës në ndeshjen kualifikuese të Botës 2026 në Maracana të martën.


Braziliani u raportua të ketë akuzuar Argjentinën se “sillen si frikacakë”, për të cilën Messi u përgjigj duke thënë: “Ne jemi kampionë të botës, si jemi frikacakë? Kujdes gojën”.

Pas ndeshjes, disa tifozë argjentinas e sulmuan atë në mënyrë racore në rrjetet sociale, gjë që e shtyu sulmuesin të shkruante:

“Racistët janë gjithmonë aktivë. Rrjetet e mia sociale janë pushtuar me ofendime dhe lloj-lloj marrëzish. Nëse nuk bëjmë atë që duan ata, nëse nuk sillemi siç mendojnë ata, nëse veshim diçka që i shqetëson, nëse nuk ulim kokën kur na sulmojnë, nëse zëmë hapësira që ata mendojnë se janë të tyret, racistët marrin masa me gjithë këtë kriminel. Por është fati i tyre i keq, ne nuk do të ndalemi!”.

Neymar, i cili aktualisht po vuan nga një lëndim i rëndë në gju, i qëndroi pranë bashkatdhetarit të tij dhe shkroi në Instagram: “Teu brilho incomoda Nao pare nunca! (Shkëlqimi juaj i pengon, mos u ndalni kurrë)”.

Pas këtij rasti, babai i Rodrygos ‘sulmoi’ Messi dhe De Paul në mbrojtje të djalit të tij. Ai ndau dy foto të Messit, në në debatin e ‘ashpër’ me Rodrygon dhe një tjetër ku argjentinasi shihet duke shtrënguar qafën e një lojtari uruguaian gjatë takimit me Uruguain. Bashkë me fotot ai ka shkruar: “A është i habitur dikush. Shenjtori i vogël që nuk i bën kurrë telashe askujt”.

“Shënjtori i vogël që nuk shkakton kurrë telashe me askënd...”, babai i Rodrygos ‘godet’ Messin
Lexo po ashtu “Shënjtori i vogël që nuk shkakton kurrë telashe me askënd...”, babai i Rodrygos ‘godet’ Messin

Pas rezultateve zhgënjyese me Brazilin në pushimin me kombëtare, Rodrygo është rikthyer në Spanjë për t’iu bashkuar bashkëlojtarëve të tij tek Real Madridi.

Megjithatë, pjesëmarrja e tij kundër Cadizit të dielën mbetet në dyshim, pasi ai është ankuar për një lëndim në gju pas përfundimit të ndeshjes me Argjentinën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori