LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi i Rashanit në ndeshjen e parë në Ligue 1: Është nivel jashtëzakonisht i lartë, i lumtur me asistimin dhe fitoren e parë

Shkëlqimi i Rashanit në ndeshjen e parë në Ligue 1: Është nivel jashtëzakonisht i lartë, i lumtur me asistimin dhe fitoren e parë

Elbasan Rashani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Ligue 1.

Sulmuesi nga Kosova njihet si lojtar që nuk flet shumë, por që bën punë të madhe në fushë.


Ai sa herë luan bën më të mirën, shënon ose asiston si për klubet e tij ashtu edhe për Kosovën.

Edhe te Dardanët ka qenë njëri nga futbollistët më të urtë, ka pritur rastin, ka kontribuar me gola e asistime sa herë ka qenë në fushë.

28-vjeçari ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në elitën e futbollit francez Ligue 1 tek skuadra Clermont Foot.

Në fakt Clermont Foot për herë të parë në histori të klubit është inkuadruar në Ligue 1 dhe e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë një fitore të madhe në udhëtim te Bordeaux 0-2.

Rashani u inkuadrua në lojë në minutën e 78-të dhe vetëm pas pesë minutave në fushë dhuroi asistimin për golin e parë të skuadrës së tij.

Vushtrriasi do të mbetet në histori të Clermoont, si asistuesi i parë në Ligue 1.

Në një prononcim për Telegrafin, Elba flet për aventurën e tij të re në Ligue 1, derisa nuk e fsheh gëzimin që ka kontribuar në fitoren e ekipit të tij.

“Jam shumë i lumtur me debutimin tim në Ligue 1. Kam punuar shumë në karrierë dhe tani më është shpërblyer që të jemi pjesë e njërës nga ligat më të forta në Evropë”.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, ku fatmirësisht e fituam dhe ishte një start i madh për ne si skuadër e vogël. Jam edhe më i lumtur për vetën që kontribuova me një asistim dhe kjo më jep besim për ndeshjet e radhës që të bëjë edhe më mirë”, tha Rashani.

Tutje sulmuesi fantastik i Kosovës flet edhe për nivelin e lartë që është në Ligue 1.

“Kam luajtur në Norvegji, Danimarkë e Turqi, por këtu niveli është shumë më i lartë, pasi jemi duke folur për njërën nga pesë kampionatet më të mira në Evropë”.

“Pasi kam ardhur në këtë nivel natyrisht që do të përmirësohem edhe vet më shumë dhe uroj që të bëjë gjëra të bukura në këtë kampionat”, vazhdoi tutje Rashani për Telegrafin.

Rashani nuk flet për numra sa i përket golave ose asistimeve, pasi sipas tij e rëndësishme është të funksionojë e gjithë skuadra.

“Mua më intereson më shumë suksesi i skuadrës se sa golat ose asistimet. Nëse luajmë mirë si skuadër marrim fitore si kjo që e morëm në xhiron e parë. E rëndësishme është që mos të kem lëndime, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Rashani.

Rashani ka një karrierë shumë të pasur, pasi ka filluar te Odd Ballklub para se të luante edhe për Brondbyn (Danimarkë), Rosenborg, përsëri në Odd dhe së fundmi në Erzurumspor në Turqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori