LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqejnë Westbrook dhe George, Oklahoma triumfon në udhëtim te Portland

Shkëlqejnë Westbrook dhe George, Oklahoma triumfon në udhëtim te Portland
Paul George dhe Russell Westbrook. (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Oklahoma City Thunder ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Portland Trail Blazers.

Pas humbjes në ndeshjen e fundit nga Minnesotta, Thunder kanë bërë një paraqitje të madhe për të triumfuar tek Blazers.


U desh që ndeshja të shkonte në kohën shtesë për tu përcaktuar fituesei që në fund ishte Thunder me tetë pikë diferencë 121:129.

Russell Westbrook ishte fantastik në këtë mbrëmje me 37 pikë të shënuara, tre asistime dhe shtatë kërcime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Paul George që realizoi 32 pikë dhe pati 14 kërcime.

Vendasve nuk iu mjaftuan as 51 pikët e fundorit Damien Lillard për të mposhtur Oklahoman.

Oklahoma pas kësaj fitore rikthehet në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Blazers mbetën në të pestën.

Një tjetër derbi është zhvilluar edhe në Konferencën e Lindjes, ku Milwaukee Bucks ka triumfuar me 19 pikë epërsi ndaj Indiana Pacers 117:98.

Giannis Antetokounmpo me 29 pikë e 12 kërcime si dhe Kris Middleton me 27 pikë ishin më meritorët për këtë fitore të Bucks. /Telegrafi/

Rezultatet:

Portland Trail Blazers – Oklahoma City Thunder 121:129

Milwaukee Bucks – Indiana Pacers 117:98