LAJMI I FUNDIT:

I shkaktoi humbjen e parë Liverpoolit këtë kampionat, Sarr zbulon arsyen pse refuzoi tri vite më parë Barcelonën

I shkaktoi humbjen e parë Liverpoolit këtë kampionat, Sarr zbulon arsyen pse refuzoi tri vite më parë Barcelonën

Ismaila Sarr është njëri nga talentet më premtues në Ligën Premier.

Sulmuesi anësor ishte hero i Watfordit në fitoren e thellë 3-0 ndaj Liverpoolit, me dy golat e shënuar dhe një asistimi.


Talenti senegalez shkëlqeu në atë takim, duke i shkaktuar humbjen e parë këtë edicion në Ligën Premier, Liverpoolit pas 27 ndeshjeve.

22-vjeçari është rikthyer dhe të flas për verën e vitit 2017, kur kaloi te Rennes nga Metz për 17 milionë euro.

Ismaila Sarr. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Në atë vit Sarr ka zbuluar se ka zgjedhur Rennes edhe pse kishte mundësi t’i bashkohej gjigantit katalunas, Barcelonës.

“Transferimi im te Rennes ndodhi në minutat e fundit të afatit kalimtar veror. Është e vërtetë që zgjodha Rennes dhe refuzova Barcelonën”.

“Arsyeja që refuzova kalimin te Barcelona ishte se nuk doja të shkoja dhe të qëndroja në bankën rezervë te Barça ose të luaja në ekipin B”.

Ismaila Sarr . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

“Qëllimi im ishte vetëm të luaja dhe për këtë morra vendimin që të refuzoj Barcelonën dhe të nënshkruaj me Rennes”, deklaroi Sarr.

Reprezentuesi senegalez ka shkëlqyer këtë edicion në Angli, duke shënuar gjashtë gola dhe duke bërë katër asistime.

Mediat angleze kanë raportuar se pas paraqitjeve të mira me Watfordin, Sarr është duke u ndjekur nga Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori