Dua Lipa vazhdon me sukseset dhe bukuroshja shqiptare nuk e ka ndërmend të ndalet.

Këngëtarja e shumë hiteve do të fillojë turneun britanik në pranverë, kësaj radhe në lokacione më të mëdha.


dua lipa

Këngëtarja nga Prishtina pritet të nisë turneun në mbarë botën, por teksa sukseset e koncerteve në Amerikë s’po ndalen, ajo gati sa nuk i ka shitur biletat për turneun britanik.

dua lipa 2

Me një postim në rrjetin social Instagram ajo u ka bërë thirrje adhuruesve të saj që të marrin biletat e fundit, sepse ato vetëm sa nuk janë shitur. Ky është një sukses fenomenal për Duan.

Dua së fundmi ka publikuar një cover në përkujtim të Amy Winehouse, që u mirëprit nga adhuruesit e muzikës britanike.

dua lipa 1 Performancat e saj janë të paharrueshme...

Pos tjerash, ajo së fundmi performoi në sallën e YouTube në New York, ku fascinoi të pranishmit me performancën “live” me bend.

Dua Lipa vazhdon të shijojë suksesin e madh të hitit “New Rules”, që ka thyer rekordet në vitin 2017 në muzikën botërore. /Telegrafi/