Shifrat marramendëse të harxhuar nga City për të arritur në gjysmëfinale


Daily Mail ka bërë një shkrim ku ka treguar shpenzimet e Manchester Cityt, prej vitit 1999.
City ka arritur një sukses historik ku u kualifikua për në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.
Sipas Daily Mail që nga maji 1999 kur City luante në finalen e play-off në League One (kategoria e tretë në Angli) deri më sot kur ndodhet në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve ka shpenzuar plot 948 milionë funte ose 1.23 miliard euro.
Lojtarët e mëdhenj që janë blerë nga Manchester City ndër vite janë: Kevin De Bruyne, Raheem Sterling, Sergio Aguero, Robinho, Eliaquim Mangala, Nicolas Otamendi, Fernandinho, Edin Dzeko, James Milner, Carlos Tevez. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































