LAJMI I FUNDIT:

Sherwood krahason Grealishin me katër yjet botërore: Guardiola mund ta transformojë atë në një superyll

Sherwood krahason Grealishin me katër yjet botërore: Guardiola mund ta transformojë atë në një superyll

Legjenda angleze, Tim Sherwood ka thënë se ylli i Manchester Cityt, Jack Grealish duhet të jetë në të njëjti vend me yjet si Kylian Mbappe, Neymar, Harry Kane dhe Erling Haaland, ndërsa beson se trajneri Pep Guardiola mund ta transformojë atë në një ‘superyll’.

Fituesit aktual të Ligës Premier thyen rekordin britanik të transferimeve për të nënshkruar me Grealish nga Aston Villa për një çmim prej 100 milionë funtesh.


Grealish, i cili nuk është i turbulluar nga çmimi i madh i paguar për të, ka bërë shtatë paraqitje për Cityn këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe dy asistime.

Jack Grealish shënoi gol mahnitës në debutimin e tij me Man Cityn në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Jack Grealish shënoi gol mahnitës në debutimin e tij me Man Cityn në Ligën e Kampionëve

26-vjeçar do të jetë nën mikroskop në javët e ardhshme pasi City do të përballet me klube si Chelsea, PSG dhe Liverpool në tre ndeshjet e tyre të ardhshme.

Sherwood tani ka këmbëngulur se Grealish duhet të krahasohet me emra si Mbappe, Kane, Neymar dhe Haaland, pasi këta katër lojtarët janë ata që vijnë pas Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, të cilët janë të dy në një nivel të ndryshëm.

“Jack është një talent i vërtetë dhe Pep mund ta bëjë atë një superyll. Ai është në rrugën e tij për ta bërë këtë. Ai është në rrugën e tij për të qenë si njëri nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Sherwood për My Betting Sites.

“Gjatë tre ose katër viteve të fundit, ne kemi gjykuar të gjithë për Ronaldon dhe Messin dhe nëse i quajmë ata të klasit botëror … atëherë askush tjetër nuk është. Ata janë jashtë kësaj bote, ata janë lojtarë të jashtëzakonshëm”.

“Tani, niveli tjetër poshtë tyre mendoj se janë Kylian Mbappe, Neymar me aftësinë e tij, Haaland, Harry Kane dhe Grealish duhet të jenë në atë vend. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai është duke luajtur futboll ndërkombëtar”.

“Askush nuk është në nivelin e Messit dhe Ronaldos disa sezone, por kush do të jetë lojtari i ardhshëm që do të jetë? Grealish është në klubin e duhur, ai do të fitojë trofe”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori