LAJMI I FUNDIT:

Sherri me thika në Sarandë, i riu dyshohet se vrau 41-vjeçarin për një vend parkimi

Sherri me thika në Sarandë, i riu dyshohet se vrau 41-vjeçarin për një vend parkimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen Nr.1, Sarandë, ku si pasojë e një sherri për motive të dobëta, ka humbur jetën Klodian Bakia 41-vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, ku pas një sherri momental për vendin e parkimit mes 41-vjeçarit nga Tepelena dhe 24-vjeçarit Xhenelio Tarja nga Laçi, ky i fundit e ka goditur disa herë me thikë 41-vjeçarin.


Bakia është paraqitur në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Sherr me thika në Sarandë, humb jetën një person
Lexo po ashtu Sherr me thika në Sarandë, humb jetën një person

Menjëherë pas konfliktit i riu është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po bën krehjen e zonës për kapjen dhe arrestimin e tij.

Sarandë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /TCH/