LAJMI I FUNDIT:

“I shërbyem bisht lope, hante me gishta”, reperi dhe kuzhinieri Dudi tregon se a pagoi Rita Ora në darkën që ia shërbeu në Prishtinë?

“I shërbyem bisht lope, hante me gishta”, reperi dhe kuzhinieri Dudi tregon se a pagoi Rita Ora në darkën që ia shërbeu në Prishtinë?

Reperi i njohur shqiptar dhe gjithashtu kuzhinier i talentuar, Dudi, ishte i ftuar së fundmi në “Shok Podcast” ku ndau një eksperiencë interesante rreth takimit me këngëtaren me famë botërore, Rita Ora.

Gjatë vizitës së Ritës në Prishtinë në nëntorin e vitit të kaluar për të festuar ditëlindjen e saj, ajo dhe familja e saj zgjodhën një nga restorantet më të njohura të mishit në kryeqytet – të cilin Dudi e menaxhon bashkë me familjen e tij – për të shijuar një vakt.


Dudi zbuloi për publikun se çfarë pjate specialiteti u shërbye për yllin. “Ritës i kemi bërë bisht të lopës me muskuj”, tha ai gjatë intervistës, duke treguar se Rita e kishte shijuar aq shumë sa “hante me gishta”.

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi në Prishtinë (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ky moment human dhe i ngrohtë tregon një anë më të qetë të këngëtares që njihet për performancat e saj të fuqishme në skenat ndërkombëtare. Dudi, duke përshkruar detaje të kësaj mbrëmjeje ka shprehur kënaqësinë e tij për të gatuar për një figurë kaq të madhe në skenën e muzikës ndërkombëtare dhe për të ndarë një pjesë të kësaj përvoje me dëgjuesit e podcastit.

Kur u pyet në lidhje me detajet financiare të darkës nga moderatorët e podcastit, reperi dhe kuzhinieri bëri me shaka që pavarësisht se restorantet janë për të fituar, nuk ishte Rita Ora ajo që pagoi për darkën.

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi në Prishtinë (Foto: Rita Ora/Instagram)

“Po, patjetër që ka paguar, se për çfarë e kemi ne restorantin? Nejse s’ka paguar ajo, ka paguar tjetër kush (në emër të saj)”, tha Dudi, duke lënë të kuptohet se shpenzimet e asaj nate mund të kenë qenë një dhuratë nga dikush tjetër për këngëtaren.

Ai gjithashtu u shpreh mirënjohës që do të jetë pjesë e dokumentarit të saj që ajo po e përgatit bashkë me burrin e saj regjisor për Kosovën, ku do të promovohen disa artistët “undergraund” të vendit tonë.

Kjo intervistë në “Shok Podcast” ka dhënë një pasqyrë të veçantë të jetës së Ritës Ora nga perspektiva e një mikpritësi lokal, duke shtuar një dimension tjetër në historinë e saj si yll nga Kosova me famë botërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori