LAJMI I FUNDIT:

“Shërbimi sekret ruso-serb i përfshirë në ndeshjen Kosovë-Rumani”, thotë hulumtimi nga instituti Octopus

“Shërbimi sekret ruso-serb i përfshirë në ndeshjen Kosovë-Rumani”, thotë hulumtimi nga instituti Octopus

Shërbimi sekret ruso-serb po vlerësohet së është i përfshirë në sjelljen e tifozëve rumunë më 12 shtator, ku edhe u zhvillua ndeshja në mes përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Rumanisë, në të cilën u panë banerët me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe “Basarabia është Rumani”.

Nga Instituti Octopus vlerësojnë se qëllimi kryesor i këtyre pankartave, ka qenë provokimi i ekipit të përfaqësueses së Kosovës, derisa potencojnë se UEFA, do të duhej të ishte më e ashpër në vendimmarrje.


Hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus, Taulant Elshani për KosovaPress, tha se gjatë hulumtimeve kanë evidentuar elemente të mjaftueshme që çojnë në dyshimet se shërbimi sekret ruso-serb, është i përfshirë në shfaqjen dhe përmbajtjen e këtyre banerëve.

Si erdhi deri te ndërprerja e ndeshjes Rumani - Kosovë, futbollistët tanë nuk lejuan të luajnë me banderola nacionaliste
Lexo po ashtu Si erdhi deri te ndërprerja e ndeshjes Rumani - Kosovë, futbollistët tanë nuk lejuan të luajnë me banderola nacionaliste

“Marrë parasysh pompozitetin dhe përmbajtjen e pankartave ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Serbia është Rumani’, neve na ka çuar që të hulumtojmë më thellë për përmbajtjen dhe mënyrën se si janë sjellë këto banerë. Dhe ne kemi evidentuar përfshirje të elementeve të ndryshme të shërbimeve të fshehta të Rusisë dhe Serbisë, dhe dyshojmë që ka një përfshirje të thellë. Duke marrë parasysh lidhjen e tifogrupit ‘Ultras Tricolorii’ rumun, politikani djathtist George Simion, si dhe partisë së tij me shërbimet sekrete ruse. Për George Simionin i cili ka lidhje me ‘Ultras Tricolorii’, dhe bashkëpunim me këtë grup që ka bërë edhe veprime huligane në disa ndeshje sportive, ka lidhje të dëshmuara me shërbimin sekret rus. Pra, gjithë kjo na ka bërë që të hulumtojmë më thellë dhe t’i evidentojmë këto lidhje”, tha Elshani.

Elshani potencoi se mënyra se si kanë vepruar tifozët rumunë në këtë ndeshje ka qenë shumë e ngjashme me sjelljen e tifozëve serbë.

“Skenografia dhe mënyra se si tifozët janë sjellë më 12 shtator, në ndeshjen Rumani-Kosovë ka shumë ngjashmëri me sjelljen e huliganëve serbë nëpër stadiumet futbollistike serbe. Dhe ne e dimë që tifozeritë dhe huliganët serbë janë në masë të madhe të kontrolluar prej shërbimeve sekrete serbe. Edhe në këtë rast kemi dyshime të fuqishme se ka një infiltrim të theksuar, të konsiderueshëm, të shërbimeve sekrete ruse”.

Mediat më të mëdha botërore shkruajnë për ngjarjen e turpshme në Bukuresht: Skandal politik në Rumani
Lexo po ashtu Mediat më të mëdha botërore shkruajnë për ngjarjen e turpshme në Bukuresht: Skandal politik në Rumani

“Edhe Bessarabia është Rumani, pra është goxha domethënëse në këtë, dhe duhet të theksohet se Bessarabia historikisht përbën edhe një pjesë të Ukrainës së sotme. Pra, dhe provokimet me gjasë janë të përzgjedhura dhe të qëlluara”, u shpreh Elshani.

Ndërkaq, Elshani vlerëson se qëllimi i këtyre mbishkrimeve ka qenë provokimi i ekipit të përfaqësueses së Kosovës, derisa shton se UEFA është dashur të jetë më e ashpër ndaj veprimeve të tifozëve rumunë.

UEFA zyrtarisht hap procedurë disiplinore ndaj Rumanisë – pesë akuza për rumunët, përfshirë racizmi
Lexo po ashtu UEFA zyrtarisht hap procedurë disiplinore ndaj Rumanisë – pesë akuza për rumunët, përfshirë racizmi

“Qëllimi kryesor i këtyre pankartave ka qenë sigurisht provokimi i ekipit të përfaqësueses së Kosovës që pastaj të shkaktohen incidente në fushë dhe të përcillet me kryesisht me dëmtimin e imazhit të Kosovës në botë… UEFA është dashur të jetë më e ashpër, tani vetëm është hapur një procedurë hetimore, dhe ta shohim se çfarë vendimi do të sjellë. Si do të mund të ishte më e ashpër UEFA? Një ndëshkim dhe humbje në tavolinë e ekipit kombëtar të Rumanisë”, theksoi Elshani për KosovaPress.

Ndryshe, ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë që u mbajt më 12 shtator, ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori