LAJMI I FUNDIT:

SHATËRVANI I PRIZRENIT

SHATËRVANI I PRIZRENIT

Poezi nga: Dave Brinks
Përktheu: Fadil Bajraj

Qysh moti Liria qëndron në lartësi
– Alfred Tennyson

kësaj vere, nëpër urën e gurit, afër
kryqëzimit ku tri rrugët e shtruara
me kalldrëm takohen – unë ua ofrova
besën time fëmijëve
që ishin mbledhur te shatërvani i Prizrenit
mbrëmë kam ngritur një gotë raki drejt qiellit
për miqësitë tona
në drejtim të majës së Gjeravicës
që kurorëzohen mbi Bjeshkët e Sharrit
ku tingujt e erës
i përshtaten motit të kupës së qiellit
duke rikujtuar këngët e lahutave të malësisë – Ereniku
në burimin e tij në Liqenin e Gjeravicës, Drini i Bardhë
ujërat e të cilit përzihen me Lumëbardhin e Prizrenit
pyjet me lisa, sorkadhja, ahu
luleshtrydha të egra, dhia
pishat e buta, ariu i murrmë
trëndafili alpin – fole i orëve dhe i zanave të mira
kur mesnata arriti mbuluar me dritëhëne
fola në gjuhën e kapësit të ëndrrave – O Rrafshi
i Dukagjinit – pllajë e madhe, ti je
bel canto i gjuhëve të shpirtit
fshikëz e përgjumur e shtojzovalleve moskokëçarëse
thirrje pyjore e vjollcave të purpurta
paqe muzgu e mjellmave të liqenit dhe zambakëve
punë e qeve që kthehen në shtëpi nga fushat e harlisura
qiell azur rrugë dallëndyshesh, mollëkuqesh, vinçesh –
shqiponjë mali me sqep brinjor
ah, po – për t’u lëshuar nga streha e saj malore, njashtu siç
e imagjinoj veten tash, bash para agimit
kthetrat lënë strehën nën shkëmbin më të largët
pa më thuaj, a shtrohej pyetja se
liria e saj nuk është e jotja?
a mendohej se historia
e bjeshkëve
ishte sall një përrallë iluzore – e sajuar nga bisedat boshe, budallallëqet
dhe mashtrimet?
jo, sigurisht që jo – ti e njeh fort mirë
mendjen instinktive të kësaj krijese
dhe asnjëherë nuk e ke vënë në pyetje praninë e saj udhëzuese
ajo sillet lart, gjithmonë e mençur, gjithmonë vigjilente
dhe poshtë, për aq sa mund të sheh syri – kurrë nuk ka qenë mirazh
por e gjallë bash si unazat brenda
rrapit buzë burimit në Marash
duke i ftuar të gjithë në shtëpi për gostinë e madhe
në tryezën tënde në Tokën e Gëzuar


6 shtator 2012

Në trend Kultura

Më shumë
Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Analiza
RËRË

RËRË

Poezi
ESTABLISHMENTI

ESTABLISHMENTI

Poezi
Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Kulture
Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Piktura
Kalo në kategori