LAJMI I FUNDIT:

Sharon Stone, kur mosha dhe dukja nuk përputhen (Foto)

Sharon Stone, kur mosha dhe dukja nuk përputhen (Foto)

Sharon Stone është një prej yjeve të njohura që përfshihen vazhdimisht në aktivitete bamirësie.

Aktorja amerikane të shtunën ishte pjesëmarrëse në një eveniment për të mbështetur organizatat që i ndihmojnë të sëmurët nga lupusi në Los Angeles.


Dhjetë bukuroshet që i ka harruar plakja (Foto)
Lexo po ashtu Dhjetë bukuroshet që i ka harruar plakja (Foto)

Në bazë të njoftimit zyrtar, ishte bërë e ditur se qëllimi i këtij evenimenti ishte që të ndihmoheshin institutet dhe shoqatat për hulumtime rreth kësaj sëmundjeje (‘Lupus Research Institute’ dhe ‘Alliance for Lupus Research’).

Dukja rinore e Sharon Stone (Startraksphoto)

Ndërkaq, për faqet rozë ka tërhequr vëmendje dukja e aktores 59 vjeçare. Ajo kishte flokë bionde të shkurtra me një fustan të verdhë që të kujtonte vitet e nëntëdhjeta.

Ndërkaq, mosha dhe dukja e Sharon Stone nuk përputhen në asnjë mënyrë. /Telegrafi/