LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli, ndërton shtëpi në lagjen e superstarave

Shaqiri nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli, ndërton shtëpi në lagjen e superstarave

Xherdan Shaqiri nuk e ka ndërmend të largohet si duket nga Liverpooli, edhe pse hapësirat për të janë të pakta.

Ylli shqiptar ka pasur një vit të mirë te The Reds, ku arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve.

Edhe pse në vitin e dytë hapësirat për të janë të pakta, Shaqiri është i vendosur të qëndroj te Liverpooli.

Gjilanasi është duke ndërtuar një shtëpi në lagjen e famshme Alderley Edge. Ai ka një kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe duket se do ta respektojë atë.

Kësisoj Shaqiri i bashkohet superstarave që kanë pasur shtëpi në lagjen Alderley Edge, një orë larg Liverpoolit me makinë.

Foto: Toto Marti / Blick

Në këtë lagje më parë kanë pasur shtëpi të tyre edhe Cristiano Ronaldo, Mario Balotelli, ndërsa vazhdojnë aty jeton Rio Ferdinand e kohë pas kohe edhe David Beckham.
E për ta mbikëqyrur punën në shtëpinë e re, Shaqiri ka marrë një shtëpi me qira afër.

“Jam i interesuar për pasuritë e patundshme, edhe në Zvicër kam disa prej tyre. Mund ta imagjinoj vetën të punoj në këtë drejtim pas karrierës sime”, tha Shaqiri për Blick.

27-vjeçari nuk po gjen hapësira te Liverpooli këtë edicion, pasi ka luajtur vetëm 11 minuta në Ligën Premier.

Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqiri. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Por ai e sheh vetën si njërin nga lojtarët më me përvojë te The Reds, derisa thekson se është i lumtur në Liverpool.

“Përveç faktit që dua të luaj më shumë, jam i lumtur në Liverpool. Kam një status të mirë në skuadër, sepse jam njëri nga lojtarët më me përvojë. Unë mendoj kështu, pasi i përkas udhëheqësve të ekipit”, deklaroi Shaqiri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori