Xherdan Shaqiri ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij e mos inkuadrimit të tij te Liverpooli.

Anësori shqiptar ka thënë se ai nuk është i lumtur që nuk po luan te The Reds, por ka zbutur qëndrimin e tij kur është pyetur për vendimet e Jurgen Kloppit.

“Sigurisht që jam i pakënaqur që nuk po luaj. Po stërvitem me skuadrën dhe dua ta ndihmojë atë, por që ende nuk e di kur do ta kem mundësi më të mëdha”, ka thënë lojtari nga Zhegra e Gjilanit.

“Klopp nuk mund të diskutojë rolin e secilit lojtarë, kjo është normale. Kemi skuadër të mirë dhe duhet të presim për shansin tonë. Nuk kam pasur ndonjëherë problem me trajnerin”.

Shaqiri nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli, ndërton shtëpi në lagjen e superstarave Shaqiri nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli, ndërton shtëpi në lagjen e superstarave

“E di që jam gati dhe dua të luajë më shumë. Por, unë respektoj vendimet e trajnerit dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka deklaruar më tej Shaqiri.

Liverpooli vazhdon të jetë skuadër e pamposhtur në Ligën Premier, pasi pas javës së tetë ka arritur t’i fitojë që të gjitha takimet dhe është lider i ligës me 24 pikë. /Telegrafi/