LAJMI I FUNDIT:

Shakira paralajmëron albumin e parë pas shtatë vjetësh “Las Mujeres Ya No Lloran”

Shakira paralajmëron albumin e parë pas shtatë vjetësh “Las Mujeres Ya No Lloran”

Shakira sapo shpalli albumin e saj të parë në shtatë vjet, “Las Mujeres Ya No Lloran” (Gratë nuk qajnë më), i cili do të publikohet nga “Sony Latin” më 22 mars.

Incizimi përmban katër kopertina të ndryshme të albumeve që shfaqin figurën e saj, e veshur nga stilisti Nicolas Bru.


Shakira (mbiemri Ripoli) kishte fijet e saj të gjata të arta dhe fytyrën të grimuar në kopertina nga Beatriz Matallana, shkruan DailyMail.

“Albumi im i 12-të është ai që kam krijuar së bashku me të gjithë ju, tufa ime e ujqërve që ishin aty për mua në çdo hap të rrugës” – shkroi fituesjs tre herë e “Grammy” e cila krenohet me 352.2 milion ndjekës në rrjetet sociale.

“Bërja e këtij grupi të punës ka qenë një proces alkimik. Ndërsa shkruaja çdo këngë, po rindërtoja veten. Ndërsa i këndoja, lotët e mi u shndërruan në diamante dhe dobësia ime në forcë.”

Albumi me 16 këngë në gjuhën spanjolle të Shakiras, përmban tetë këngë të reja, një ‘remix’ dhe shtatë këngë të publikuara më pare, Acróstico, Out of Your League, Bzrp Music Sessions, Vol. 53, TQG, Te Felicito, Copa Vacía dhe El Jefe.

Këngëtari kolumbiane aktualisht grumbullon 59.2 milion dëgjues mujorë në Spotify.

Shakira ka përjetuar vështirësi të konsiderueshme në shtatë vitet e fundit, duke përfshirë ndarjen e ashpër të vitit 2022 nga partneri i saj prej 12 vitesh, qendërmbrojtësi i futbollit në pension Gerard Pique. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kalo në kategori