LAJMI I FUNDIT:

Shakespeare: Ranieri do të kujtohet gjithmonë

Shakespeare: Ranieri do të kujtohet gjithmonë

Trajneri aktual i Leicester Cityt, Craig Shakespeare, në intervistën pas ndeshjes kundër Sevillas ka folur edhe për Claudio Ranierin.

Tekniku anglez ka thënë se Ranieri kurrë nuk do të harrohet nga klubi anglez për ato që ka bërë.


“Claudio do të kujtohet gjithmonë këtu”, ka thënë Shakespeare për Premium Sport.

“Ka fituar Ligën Premier, nuk harrohet kjo, meriton respekt maksimal nga të gjithë”, ka shtuar ai.

Aktualisht  Dhelprat mbajnë vendin e 15 me 27 pikë. /Telegrafi/