Sezoni i ri i Ligës Premier në rrezik, disa lojtarë refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19
Klubet e Ligës Premier dhe EFL janë të shqetësuar se lojtarët që refuzojnë të marrin vaksinën COVID-19 mund të prishin fillimin e sezonit.
Sezoni EFL do të nisë të Premten, kur Bournemouth takohet si vendas me Ëest Bromin në Championship, dhe Liga Premier fillon një javë më vonë.
Sidoqoftë, vetëm pak ditë para se të kthehet futbolli, klubet janë të shqetësuar për ngurrimin e lojtarëve që të vaksionohen ndaj coronavirusit.
Disa lojtarë ende po refuzojnë të bëjnë vaksinimin dhe sipas The Sun, për shkak të preferencave personale ose për shkak të besimit të tyre, gjë që po shkakton ndasi në disa dhoma të zhveshjes.
Një klub Championship thuhet se është detyruar të izolojë lojtarët pasi një lojtar, i cili nuk ishte vaksinuar, rezultoi pozitiv me coronavirus.
Një burim i tha gazetës: “Ne e dimë që njerëzit do të kenë pikëpamjet dhe arsyetimet e tyre, por kjo po shkakton përqarje”.
“Një lojtar këtu refuzoi të vaksinohej dhe tani është i infektuar. Pastaj në ditët në vijim lojtarët dhe stafi tjetër rezultuan pozitivë”.
“Kjo do të thotë që njerëzit duhet të izolohen dhe po shkakton prishje të mëdha në planifikimin tonë me sezonin që fillon në një javë”.
Planet para sezonale të Manchester United u goditën në fillim të kësaj jave kur disa lojtarë dhe stafi i regjistruar kishin rezultuar pozitiv në testet e bëra.
Kjo do të thotë që klubi anuloi miqësoren e tyre me Preston North End, që do të thotë se ata kanë vetëm katër miqësore para sezonit. Testet PCR më pas dëshmuan se asnjë nga lojtarët ose stafi nuk kishin rezultuar pozitivë.
Sipas burimeve, një lojtar i Ligës Premier nuk ishte në gjendje të përfundonte një transferim këtë javë për shkak të një testi pozitiv të COVID-19.
Një lojtar tjetër nuk mund të përfundojë bisedimet për kontratën për të njëjtën arsye, pasi coronavirus vazhdon të ndikojë në futboll pas një viti plus pa tifozë në stadiume.
Nga 16 gushti rregullat do të ndryshojnë në Angli, që do të thotë se ata që janë të vaksinuar plotësisht do të duhet të raportojnë vetëm teste negative në mënyrë që të shmangin izolimin.
Megjithatë muajin e kaluar u raportua se nga tetori, lojtarët, stafi dhe tifozët mund të duhet të vaksinohen dy herë për të marrë pjesë në ndeshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Formacionet zyrtare, Atalanta – Liverpool: Gjimishit nga minuta e parë, Klopp me të gjitha forcat
“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” – rrëfimi shokues i gjermanit
Mediat turke shkruajnë se Vedat Muriqi do të kthehet në Turqi
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin