Sezoni i ri i Superligës së Kosovës starton me Feronikeli 74’-Gjilani, formacionet zyrtare

Feronikeli 74’ do të jetë nikoqir i Gjilanit me fillim nga ora 16:30 në kuadër të ndeshjes hapëse për sezonin 2026/2027 në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Drenasi pasi e siguroi rikthimin në elitën e futbollit kosovar, synon që ta nis sezonin e ri me fitore.
Gjilani në anën tjetër me shumë ndryshime në përbërje pasi pati disa largime dhe prurje të reja, kërkon po ashtu ta nis me këmbë të mbarë kampionatin.
Të dy trajnerët Elon Berisha dhe Debatik Curri kanë vendosur ta nisin ndeshjen me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Feronikeli ’74: Odymisov, Halili, Musa, Thaqi, Prodani, Baholli, Shabani, Taipi, Delic, Deljo, Prapashtica.
Gjilani: Coric; Limani, Krivanjeva, Jashari; Thaqi, Boshnjaku, Namani, Potoku; Bilalli, Zeka, Tolaj.
/Telegrafi/














































