Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e dramës triler, “First Reformed”, e filmbërësit Paul Schrader. Rolet kryesore në këtë film i luajnë Ethan Hawke dhe Amanda Seyfried.

Ngjarja flet për një ish-kapiten ushtarak, Toller (Ethan Hawke), i cili ka probleme me depresionin për shkak të vdekjes së djalit të tij.

(Foto: YouTube/Movieclips Trailers)

Me të miqësohet Mary (Amanda Seyfried), e cila është po ashtu në zi për shkak të humbjes së burrit.

Në ndërkohë, Toller i kupton disa bashkëpunime të fshehta të kishës së tij me korporata joetike.

Krahas dy yjeve të përmendura, në këtë film luajnë edhe Cedric the Entertainer, Victoria Hill, Philip Ettinger, Michael Gaston, Van Hansis dhe shumë të tjerë.

(Foto: YouTube/Movieclips Trailers)

“First Reformed” është dhënë premierë në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërsa në kinematë amerikane do të nisë shfaqjen më 18 maj.

Kah fundi i muajit maj, filmi do të nisë të shfaqet edhe nëpër kinematë evropiane dhe vendet tjera të botës. /Telegrafi/