LAJMI I FUNDIT:

Sevilla eliminon Manchester Unitedin në Old Trafford

Sevilla eliminon Manchester Unitedin në Old Trafford
Sevilla (Photo/ Getty Images)

Sevilla ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 si mysafir i Manchester Unitedit duke e bërë befasinë më të madhe në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan përfundoi pa gola, kurse pas takimit kthyes në Mançester, andaluzianët u kualifikuan tutje me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.


(Foto: Getty Images)

Pjesa e parë edhe pse ishte lojë me shumë raste, nuk solli gola. I pari provoi Marcus Rashford që në minutën e pestë, por Rico shpëtoi portën e tij.

Sevilla u kundërpërgjigj me Bengan dhe Muriell, por që rrjetet mbetet të heshtura. Rastin e fundit në pjesën e parë e kishte Fellaini, por as ky nuk arriti të shënojë.

(Foto: Getty Images)

Pjesa e dytë ishte më ndryshe. Jesse Lingard provoi i pari, por pa sukses. Pas tij provoi edhe Pogba, po as ky nuk kishte sukses.

Vincenzo Montella e futi në lojë Wilsam Ben Yedder në minutën e 72-të, ndërsa pas dy minutave ai e zhbllokoi ndeshjen me golin e epërsisë (74′).

(Foto: Getty Images)

Kur pritej kthimi i Unitedit, pas vetëm katër minutash, Ben Yedder shënoi edhe golin e dytë personal (78′) në këtë sfidë duke ua zbehur shpresat vendasve, të cilët në këtë periudhë duhej të realizonin tri herë.

Krejt çfarë mundën të bëjnë të zgjedhurit e Jose Mourinhos, ishte goli i Romelu Lukakut i shënuar në minutën e 84.

Ndeshja u mbyll 2-1 dhe me këtë rezultat Sevilla siguroi pjesëmarrjen në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/