LAJMI I FUNDIT:

Sergio Aguero shijon mishin nga dora e Nusretit

Sergio Aguero shijon mishin nga dora e Nusretit
(Foto: Instagram/Nusr_et)

Nusret Gokce vazhdon të jetë sensacion për mënyrën e tij të veçantë të përgatitjes dhe të kriposjes së mishit, ndërsa vizita e të famshmëve në restorantet e tij tashmë është përditshmëri.

Shefi i famshëm i kuzhinës është pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”, të cilat i ka hapur në Turqi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


(Foto: Instagram/Nusr_et)

Fama e tij u rrit jashtëzakonisht shumë në vitin e kaluar duke qenë se arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion edhe në rrjetet sociale.

Të gjitha lajmet për NUSRET GOKCE
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për NUSRET GOKCE

Vetëm në profilin e tij në Instagram, ai numëron mbi 12 milionë ndjekës, derisa videot që i publikon shikohen me miliona herë dhe marrin qindra mijëra pëlqime.

Të famshmit rregullisht postojnë imazhe në rrjetet sociale në rastet kur i vizitojnë restorantet e Gokces dhe shijojnë mishin nga dora e tij.

(Foto: Instagram/Nusr_et)

Futbollisti argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero, është ndër të fundit që i ka bërë vizitë njërit prej restoranteve të kuzhinierit të famshëm në Dubai.

Në një video të publikuar nga sulmuesi shfaqet Nusreti duke e përgatitur mishin ashtu si di vetëm ai dhe pastaj ia jep me thikë Agueros që ta shijojë.

You are Top my friend @nusr_et #Amigos #Dubai thanks ?? ????

A post shared by Sergio Leonel Agüero (@10aguerosergiokun) on Mar 18, 2018 at 4:21am PDT

“Ti je në maje, miku”, ka shkruar Aguero në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Gjatë vizitës në restorantin e Gokces, argjentinasi ka qenë i shoqëruar edhe nga ish-trajneri i Cityt, Roberto Mancini.

#RobertoMancini @nusr_et ?? #dubai

A post shared by Sergio Leonel Agüero (@10aguerosergiokun) on Mar 17, 2018 at 11:00am PDT

Ndërsa në një fotografi të publikuar nga vet Nusreti në InstaStory, ai ka pozuar me futbollistin tjetër të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/Nusr_et)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori