LAJMI I FUNDIT:

Serbi rrah gruan në Graçanicë, arrestohet nga policia

Serbi rrah gruan në Graçanicë, arrestohet nga policia
Foto: Ilustrim

Një person i kombësisë serbe është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00, në Graçanicë.


Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/