LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Thaçi nuk është president i opozitës (Video)

Selimi: Thaçi nuk është president i opozitës (Video)

Hashim Thaçi president është produkt i mazhorancës jolegjitime, i një Qeverie jolegjitime. Ai është president i LDK-së, PDK-së dhe Listës Serbe, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, duke shtuar se opozita nuk do t’i përgjigjet ftesës së tij për takim.

“Para se me festu, qytetarët kanë me protestu”, ka thënë Selimi në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, duke komentuar lajmin se do të ketë festë në sheshin e Prishtinës, ditën kur Thaçi do të japë betimin për president.


“Këto nuk janë ftesa për festë, por për antimitingje”, u shpreh deputeti i VV-së, i cili mohon deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, se opozita e quan “mullar” presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. /Telegrafi/