LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Veç LDK e çon vendin në zgjedhje, PDK është parti e natës (Video)

Haziri: Veç LDK e çon vendin në zgjedhje, PDK është parti e natës (Video)

Kryetari i Gjilanit, njëkohësisht nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosovën në zgjedhje e çon vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe s’ka asnjë individ e parti politike tjetër që mund ta bëjë këtë.

Haziri ka goditur partnerët e koalicionit në qeveri, Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se “PDK është parti e natës”.


“Sa i përket dallimit mes LDK-së dhe PDK-së, kjo është si nata me ditën. LDK është parti e ditës, PDK është parti e natës”, ka thënë Haziri, në emisionin ‘Rrokum Roll’ në Rrokum TV.

Për deklarimin e Adem Grabovcit, lidhur me mosvotimin e LDK-së për anëtarët e OSHP-së, Haziri tha se “LDK-PDK është partneritet në qeverisje, por duhet me kujtue se PDK e LDK janë rivalet më të mëdhenj në politikë”,

Ai ka thënë se partneriteti PDK-LDK “nuk është partneritet i dashnisë, por partneritet i zorit”.

“LDK e ka pajtuar politikisht një regjion të Kosovës. Por, ne nuk bëjmë më komprimise të dhimbshme për askënd. Asnjëherë”, ka deklaruar Haziri.

“Kudo që është LDK, aty ka sukses. Aty ku mungon LDK, nuk ka sukses, siç është rasti i opozitës sot”, ka theksuar kryetari i Gjilanit.