Mbrëmjen e kaluar, një numër i madh i figurave publike kanë parakaluar në qilimin e kuq të Kanës.

Edicioni i 72-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit u hap gjatë natës së kaluar dhe këto bukuroshet i lanë të gjithë pjesëmarrësit pa frymë.

Ardhja e Selena Gomez në qilimin e kuq në Kanë tërhoqi më së shumti vëmendje. Princesha e popit është shfaqur për herë të parë në këtë festival prestigjioz evropian.

Selena Gomez (Foto by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Ajo u bashkua me pjesën tjetër të ekuipazhit të filmit në premierën e The Dead Do not Die, të regjisorit të pavarur amerikan, Jim Jarmusch, i cili kishte fituar në vitin 1984 Palmën e Artë me filmin, “Strange of Paradise”.

Ajo mbante një fustan të markës Louis Vuitton, e përbërë nga një skaj, rrip dhe saten gjersa dukjen e ka plotësuar me gjerdan, një palë vathë miniaturë dhe një pako rrëshqitëse.

Heidi Lushtaku takohet me Selena Gomezin Heidi Lushtaku takohet me Selena Gomezin

Kujtojmë se këngëtarja amerikane është takuar edhe me modelen shqiptare që punon dhe vepron në shtetin zviceran, Heidi Lushtakun.

Me pamjen e saj ka impresionuar edhe aktorja amerikane, Eva Longria, e cila kishte një fustan elegant me një prerje të madhe. /Telegrafi/

Selena Gomez (Foto by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)