LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez: Mediat sociale janë të tmerrshme për të rinjtë

Selena Gomez: Mediat sociale janë të tmerrshme për të rinjtë
(Selena Gomez, foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Selena Gomez po shpreh shqetësimin e saj rreth efektit “të tmerrshëm” që kanë pasur mediat sociale në gjeneratën e saj dhe ajo u bën thirrje që të largohen nga këto platforma.

Gomez, e cila ndiqet nga mbi 150 milionë njerëz, është ndër më të ndjekurit në Instagram, ndërsa gjatë një konference për shtyp në Kanë, tha se ndihet e frikësuar kur sheh ekspozimin e djemve dhe vajzave të reja në këto platforma.


Të gjitha lajmet nga Selena Gomez
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Selena Gomez

“Mendoj se bota jonë po kalon nëpër shumë gjëra. Por, për gjeneratën time, mediat sociale specifikisht kanë qenë të tmerrshme”, ka thënë ajo.

(Selena Gomez, foto:CNN)

Aktorja dhe këngëtarja 26-vjeçare është në Kanë për të promovuar filmin e ri të Jim Jarmusch, “The Dead Do not Die”.

Të gjitha lajmet nga Selena Gomez
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Selena Gomez

E pyetur se çfarë mund të bënte më shumë për të përmirësuar mjedisin e rrjeteve sociale, duke pasur parasysh të ardhmen e saj, Gomez ka thënë se është “e pamundur” në këtë pikë për ta bërë atë të sigurt.

Ajo i këshillon njerëzit të largohen nga përdorimi i tepruar i mediave sociale: “Nganjëherë është e mrekullueshme të jemi në këto platforma, por them se duhet të tregohemi të kujdesshëm më kohën që kalojmë aty”, ka shtuar Selena. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin

Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin "Time 100"

Magazina
Kalo në kategori