Selena Gomez dhe Hailey Bieber shmangën për pak një takim me njëra-tjetrën në një festë të mbushur me yje me Kendall Jenner dhe Nicola Peltz në Paris, Francë.
Gjashtë muaj pasi iu lut 430 milionë ndjekësve të saj në Instagram që të ndalonin ngacmimet dhe dërgimin e ‘kërcënimeve me vdekje’ ndaj bashkëshortit të ish të dashurit të saj Justin Bieber , 26 vjeç, Selena dhe Hailey u panë duke mbërritur në të njëjtin klub nate të njohur të martën në mbrëmje.
Ndërsa është e paqartë nëse ato u takuan brenda, dyshja u panë duke hyrë dhe dalë në momente të veçanta.
Vajzat u panë me veshje të ngjashme, Gomez me një minifustan të zi dhe aksesor diamanti dhe një palë çizme latex të larta deri te kofshët.
Ndërkohë, Hailey, e cila u largua me Lori Harvey dhe të dashurin e saj Damson Idris, kishte veshur një fustan të gjatë të zi dhe këpucë të hapura.
Gomez dhe Hailey thuhet se kanë qenë në marrëdhënie të mira që kur krijuesja e hitit “Bad Liar” adresoi spekulimet për raportime tyre të përfolura njëherë e mirë në një postim të shpërndarë në InstaStory.
Në atë kohë, kandidatja për “Grammy” u tha fansave se Hailey kishte kontaktuar me të për marrjen e ‘kërcënimeve me vdekje’ nga fansat e saj.
“Kjo nuk është ajo që unë qëndroj. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet”, tha Gomez.
Për vite me radhë, interneti i ka vënë përballë njëri-tjetrit ish-yllin e Disney-t dhe modelen – e cila është e martuar me ish-të dashurin e Selenas, Justin Bieber.
Por në tetor 2022, ato dëshmuan se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje mes tyre kur pozuan për disa foto së bashku në një event – madje u panë duke e përqafuar.
Sidoqoftë, në shkurt 2023, thashethemet se dy vajzat kishin prishur raportet filluan të përhapeshin edhe një herë pasi Hailey ndau një video të TikTok në të cilën disa besonin se ajo po tallej me Selenan.
Duke u shfaqur përkrah mikeshave të ngushta Kendall Jenner dhe Justine Skye, ato sinkronizuan fjalët: “Nuk po them se ajo e meriton, por koha e Zotit është gjithmonë e duhur”.
Klipi u shpërnda pikërisht në kohën kur Selena po merrte shumë vëmendje negative për një sërë fotosh jo të këndshme paparacësh që iu bënë asaj gjatë një udhëtimi në Meksikë – dhe bazuar në kohën e dyshimtë të postimit të Hailey, shumë ishin të bindur se ajo reagoi për Selenan.
TikTok u fshi me shpejtësi videon dhe Hailey këmbënguli në një koment se videoja nuk kishte të bënte me ish-in e burrit të saj.
“Unë kurrë nuk komentoj për këtë lloj gjëje, por ne kishim një natë vajzash dhe bëmë një tingull të rastësishëm TikTok për argëtim. Nuk i drejtohet askujt”, shkroi modelja.
Selena gjithashtu u përfshi në atë kohë, duke shtuar në një koment: “Është në rregull. Nuk i lejoj këto gjëra të më rrëzojnë. Ji mirë me të gjithë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet momenti kur Buci kishte tentuar ta prekte edhe Brikendën

Santiana këndon me plot emocion hitin e Gilit “Ti më ke vra”, teksa bëjnë përgatitjet për programin festiv të 28 Nëntorit

Vesa e zhgënjyer pas daljes nga BBVK: Unë buzëqeshi, edhe pse populli kësaj here paska zgjedhur të mbështes e të votoj imoralitetin

Pretendimet për tradhti, mikesha e Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzo thyen heshtjen

Buci ‘tradhton’ miqësinë me Santianën, momenti i prekjes së dyshimtë

Rita Ora publikon fotografi nga vizita e saj në Kosovë

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Nëse ende po mendon ku është vendi ideal të hapësh një restaurant- zgjidhja është ky lokal me qira ID-245

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Pjesë e Big Brother VIP Albania 3? Ermal Fejzullahu befason me përgjigjen

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Rrëfimi emocional i Azemit - i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga