LAJMI I FUNDIT:

Seldi flet rreth ndarjes me Mimoza Shkodrën

Seldi flet rreth ndarjes me Mimoza Shkodrën

Ndarja e Mimoza Shkodrës dhe Seldit bëri bujë në mediat shqiptare.

Çifti po mendonte të shkonte drejt martesës, por i dha fund fejesës papritur.


Të dy konfirmuan ndarjen por pa dhënë ndonjë arsye rreth përfundimit të papritur të romancës.

Këngëtari Seldi ka vendosur të flasë publikisht për këtë marrëdhënie në një intervistë për të zbuluar detajet që shkaktuan ndarjen.

“Nuk mund të bëheshim me fëmijë dhe pastaj ti linim rrugëve”, dëgjohet duke thënë në intervistën e shkëputur nga emisioni Thumb që do transmetohet të shtunën.

Mimoza Shkodra hedh poshtë spekulimet: Nuk kam asgjë me Gold Ag
Lexo po ashtu Mimoza Shkodra hedh poshtë spekulimet: Nuk kam asgjë me Gold Ag

Pas ndarjes, të dy artistët i janë përkushtuar më shumë se kurrë karrierës.