LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohet mall i kontrabanduar në Ferizaj, vlera sillet rreth 20 mijë euro

Sekuestrohet mall i kontrabanduar në Ferizaj, vlera sillet rreth 20 mijë euro

Policia e Kosovës dhe Dogana në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, me ç’rast janë sekuestruar 20 mijë euro mall i dyshuar si kontrabandë.

Sipas njoftimit, më 23 shkurt 2024, pas pranimit të një informate se një automjet VW-T5 (furgon) i bardhë me targa vendore dyshohet se është i ngarkuar me mallra të kontrabanduar, ku në bashkëpunim me Stacionin për mbikëqyrje kufitare Hani Elezit është identifikuar automjeti i dyshuar, ku drejtuesi ishte larguar nga automjeti.


“Nga njësitet e lartcekura është tërhequr automjeti i dyshuar dhe është sjellë në stacionin policor në Kaçanik për identifikim dhe kontrollim pasi që ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme. Me datë 26.02.2024 është paraqitur drejtuesi i automjetit të dyshuar me iniciale (A. G.) i moshës 41 vjeçar nga Ferizaj. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme pa prejardhje (pa fatura)  disa mallrat ishin të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara  si: NIKE, ADIDAS, LOUISVUITTON etj. Vlera e mallrave sipas listës së gjetur në automjet e cila përkon me mallrat e gjetura në brendi të automjetit është rreth 20 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

Më tej në komunikatë thuhet se lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në Terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori