LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i OKB-së: E vetmja mënyrë efektive për të dërguar ndihma në Gazë është rruga

Sekretari i OKB-së: E vetmja mënyrë efektive për të dërguar ndihma në Gazë është rruga

E vetmja mënyrë efektive për të dërguar ndihma humanitare në Gazë është rruga, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Menjëherë pas takimit me presidentin dhe ministrin e jashtëm të Egjiptit në Kajro, Guterres foli edhe për ndikimin që ka lufta në Gazë në të gjithë globin.


“Sulmi i përditshëm ndaj dinjitetit njerëzor të palestinezëve po krijon një krizë në komunitetin ndërkombëtar”, tha Guterres.

Këto deklarata vijnë ndërsa sekretari po viziton Egjiptin dhe Jordaninë si pjesë e një turneu vjetor në shenjë solidariteti me vendet myslimane për muajin e Ramazanit, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Uashingtoni i kërkon Izraelit të mos e pushtojë qytetin e Rafahut
Lexo po ashtu Uashingtoni i kërkon Izraelit të mos e pushtojë qytetin e Rafahut

Ndërsa shpresat për një armëpushim në Gazë gjatë Ramazanit janë zbehur dhe rreziku i urisë është rritur, SHBA-ja dhe vendet e tjera kanë filluar ofrimin e ndihmave nga ajri.

Por, sipas OKB-së, ndihmat mund të jenë efektive vetëm nëse dërgohen nga toka, duke akuzuar kështu Izraelin që po e pengon hyrjen e tyre.

Gjithashtu, Guterres ka bërë të ditur se Kombet e Bashkuara po punojnë shumë për të mbështetur fondet për agjencinë e saj për refugjatët palestinezë, UNRWA, të cilën ai e quajti shtyllën kurrizore për ndihmën humanitare brenda Gazës.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori