LAJMI I FUNDIT:

“Sekret” e Ronela Hajatit renditet në pozitën e pestë si kënga më e dëgjuar e “Eurovision 2022” gjatë muajit mars

“Sekret” e Ronela Hajatit renditet në pozitën e pestë si kënga më e dëgjuar e “Eurovision 2022” gjatë muajit mars

Në “Eurovisioni” e këtij viti Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja, Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë po pritet mirë, ndërsa së fundmi ka arritur një sukses tjetër në mesin e këngëve të “Eurovisionit”.


“Sekret” është renditur e pesta në mesin 20-të videove më të shikuara të gjatë muajit mars.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Ndërsa, tashmë është prezantuar edhe renditja e performancave të artistëve në skenën e Torinos në Itali, atje ku edhe mbahet “Eurovision 2022”.

Sipas renditjes zyrtare, Ronela do këndojë “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Kujtojmë që klipi zyrtar i këngës “Sekret” tashmë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin e YouTubes.

Ronela Hajati shkëlqen me paraqitjen në “Israel Calling 2022”
Lexo po ashtu Ronela Hajati shkëlqen me paraqitjen në “Israel Calling 2022”

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare së fundmi mori pjesë në “Israel Calling 2022”, bashkë me artistët e tjerë që do të marrin pjesë në “Eurovision Song Contest”. /Telegrafi/