LAJMI I FUNDIT:

Seedorf ushtron në palestër me Van Dijk

Seedorf ushtron në palestër me Van Dijk
(Foto: Instagram/clarenceseedorf)

Legjenda holandeze, Clarence Seedorf, është stërvitur bashkë me futbollistin e lënduar të Liverpoolit, Virgil van Dijk dhe është mahnitur me përkushtimin e qendërmbrojtësit.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Interit dhe Milanit, e ka publikuar një fotografi të përbashkët me mbrojtësit e Redsave, i cili është duke u rikuperuar pas lëndimit të ligamentit kryqëzues të gjurit në muajin tetor.


Fotografia është realizuar në një palestër, në të cilën dyshja është stërvitur dhe Seedorf është mahnitur nga qasja e mbrojtësit holandez.

“Iu bashkova kapitenit Virgil van Dijk për stërvitje. I lumtur që pashë vendosmërinë dhe punën e madhe, shpresoj të kthehet në fushë më i fortë se më parë!”.

“Në këto lloj rrugëtimesh, durimi dhe përqendrimi janë çelësi i suksesit”, ka shkruar Seedorf. /Telegrafi/